LAJMI I FUNDIT:

Mitrevski: Debati për ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të mbahet jashtë ndërtesës së Kuvendit

Mitrevski: Debati për ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të mbahet jashtë ndërtesës së Kuvendit

“Debati për ndryshimet e modelit zgjedhor, respektivisht për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të mbahet jashtë Kuvendit, ndërsa da ta dhe vendi në mënyrë shtesë do të kumtohen”.

Këtë e tha sot koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Ai shtoi se debati publik sipas definicionit të Rregullores, tani nuk mund të mbahet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dy ligjet zgjedhore miratohen me procedurë të shkurtuar. Duke marrë parasysh se veçmë është caktuar Komision për shqyrtimin e ligjeve, deri kur është edhe afati për parashtrimin e amendamenteve, ndërsa logjika e debatit publik është me qëllim që të merren mendime dhe të orientohen drejtimet për parashtrimin e amendamenteve, në këtë drejtim nuk ka mundësi në rregullore për mbajtjen e debatit publik sipas definicionit të Rregullores në Kuvend”, tha Mitrevski.


Për datën dhe orën e mbajtjes së debatit do të informohet kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Aleksandar Kiracovski.

“Mendoj se do të jetë jashtë ndërtesës së Kuvendit dhe do të ftohen shumë ekspertë nga kjo sferë”, tha Mitrevski./Telegrafi/