LAJMI I FUNDIT:

Statusi socio-ekonomik dhe gjumi ndërlidhen me sëmundjet e zemrës

Statusi socio-ekonomik dhe gjumi ndërlidhen me sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë prej shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjeve në botë.

Sipas ekspertëve, ka një listë të faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, duke përfshirë pirjen e duhanit, ushqimet me shumë yndyrë, diabeti, kolesteroli i lartë, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, etj., transmeton Telegrafi.

Por, një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve të zemrës mund të jetë edhe gjumi i pamjaftueshëm, i cili ndërlidhet me statusin socio-ekonomik të një personi.


Sipas hulumtimeve, personat me status të ulët socio-ekonomik bëjnë më pak gjumë për shumë arsye të ndryshme.

P.sh. ata mund t’i mbajnë dy puna, mund të jenë duke punuar me ndërrime të ndryshme, janë më të prirë të jetojnë në ambiente të zhurmshme dhe kanë nivele më të larta të stresit financiar dhe emocional.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Society of Cardiology”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori