LAJMI I FUNDIT:

Pejë, një 41-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Pejë, një 41-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, ’Agush Gjoci’ në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura. Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon. Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç ‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime”, ka thënë ai.


Ibra tha se vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës.

“Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes. Rasti i cilësuar hetim i vdekjes, është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori