Vlera e tregut e Apple mund të arrijë në dy trilionë dollarë. Aktualisht kompania vlerësohet me 1.22 trilionë dollarë dhe është kompania më e vlefshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por si do të shkojë në dy trilionë dollarë? Fitimet e larta, parashikojnë analistët. Aktualisht kompania ka një marzhe fitimi prej 27 për qind të të ardhurave. Në pesë vitet e fundit Apple ka gjeneruar mesatarisht 59 miliardë dollarë fitim, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu të ardhurat e kompanisë po përfitojnë nga një bum i shërbimeve të cilat janë rritur me 25 për qind krahasuar me një vit më parë dhe tashmë përbëjnë 20 për qind të të ardhurave totale.
E ardhmja është premtuese edhe për iPhone, i cili përgatitet për një rifreskim të madh vitin e ardhshëm dhe kjo falë teknologjisë 5G. Kjo teknologji do të nxisë konsumatorët të blejnë telefona me standardin më të ri celularë që rrit shpejtësitë e internetit.
Po ashtu, kompania ka konsumatorët më besnikë në botë dhe të cilët gjenerojnë dy herë më shumë trafik sesa përdoruesit e telefonave Android dhe kjo do të thotë se ata i përdorin pajisjet më shumë.
Megjithatë kërkesa e lartë për produkte të reja të Apple është një prej faktorëve kryesore të marshit të kompanisë drejtë dy trilionë dollarëve. Aktualisht ka një kërkesë të lartë për kufjet wireless AirPod, ndërsa syzet e realitetit të shtuar (VR) pritet të jenë produkti i ri i madh i prodhuesit të iPhone. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit