Ka më shumë se një javë që kur Policia e Kosovës ka filluar me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Në mesin e të intervistuarve do të jetë edhe ish- komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe staf mjekësor.
Avokati i familjes Dehari, Tom Gashi, tha se gjithë të intervistuarit do të jenë në cilësinë e dëshmitarit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë një urdhëresë, apo një vendim me të cilin i ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të marrin në pyetje mbi 15 dëshmitarë që shumica prej tyre janë të njëjtë janë një pjesë e madhe gardianë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Janë stafi mjekësor që ka qenë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Risia është se do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit edhe ish-komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi dhe sipas vendimit të Prokurorisë pastaj ata do të vendosin që pas grumbullimit të këtyre provave se si do të vazhdojë më tutje në rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, tha Gashi për Ekonomia Online.
Por, vendimin e Prokurorisë Speciale, Gashi po e quan të gabueshëm pasi sipas tij po përsëriten veprimet të cilat janë ndërmarrë edhe më herët.
Gashi thotë se një pjesë e këtyre të intervistuarave do të duhej të ishin në cilësinë e të dyshuarve për rastin e Astrit Deharit.
“Unë besoj që Prokuroria krejtësisht në mënyrë të gabueshme kanë nxjerrë këtë vendim meqenëse thuajse janë duke u përsëritur veprimet që janë ndërmarrë edhe më herët. Mirëpo tani dallimi është se hetimet është duke i kryer njësia regjionale e Prishtinës, Drejtoria për Krim të Organizuar dhe janë hetues krejtësisht të tjerë, të cilët janë hetues më të mirë dhe janë të nivelit të punës së tyre. Por, unë besoj që së paku një pjesë e tyre që janë duke i intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve do të duhej të ishin të intervistuar në cilësinë e të dyshimtëve”, u shpreh Gashi.
Gashi tha se po presin të përfundojnë këto hetime dhe pastaj përsëri do t’i bëjnë një kërkesë prokurorit që të nxjerrë një vendim për zhvillimin e hetimeve, në të kundërtën thotë se do të bëjnë një kallëzim penal.
“Nëse Prokuroria këtë nuk e bënë atëherë thjesht në mënyrë ligjore do ta detyrojmë, sepse do të paraqesim kallëzim penal kundër të gjithë përgjegjësve dhe aty mund të ketë edhe zyrtarë të Prokurorisë apo vetë prokurorë që kanë qenë të involvuar më herët. Pastaj në kallëzim penal do të përfshijmë edhe hetuesit që janë të përfshirë në rastin e vrasjes së Astrit Deharit duke e theksuar sipas tyre një periudhë kohore shumë të shkurtë ndoshta pas disa minutave që sipas tyre kinse ka qenë vetëvrasje dhe të gjithë përgjegjësit që kanë sjellë tek kjo situatë që as pas tri vjetëve, rasti mos të identifikohet në mënyrë të ligjshme që është rast i vrasjes”, u shpreh Gashi.
Sipas Gashit, intervistimi i 15 personave për rastin e Astrit Deharit do duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti ose eventualisht deri në janar të vitit 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A