LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli fiton me shumë mund ndaj Bashkimit

Feronikeli fiton me shumë mund ndaj Bashkimit
Foto: Basketbolli.com

Në një ndeshje shumë interesante, Feronikeli e ka mundur Bashkimin pas vazhdimeve me rezultatet 91:93 (25:24, 15:22, 14:16, 23:15, 14:16) në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe përfundon 25:24 për prizrenasit. Megjithatë, në periudhën e dytë, skuadra nga Drenasi ishte më e mirë dhe fiton 15:22. Perioda e tretë ishte gjithashtu e baraspeshuar, derisa përfundoi 14:16 për Niklin.


Në periudhën e fundit, Bashkimi është këndellur dhe basketbollistët prizrenas kanë dhënë maksimumin në fushë, duke arritur të kalojnë në epërsi 70:69, por Feronikeli nuk është dorëzuar dhe pas një lojë të barabartë, fituesi është dashur të vendoset në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi 77:77.

Lojë shumë interesante u zhvillua edhe në pesë minutat e radhës, ku kishte shumë kthesa në rezultat dhe asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi. Sidoqoftë, tetë sekonda para fundit, Garland shënoi tre pikësh dhe Feronikeli triumfoi me rezultat 91:93.

Corey Ross ishte më i dalluari te Bashkimi me 32 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime, kurse te Feronikeli më i dalluari ishte Tyron Garland me 42 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Bashkimi e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli me pesë fitore dhe 11 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori