LAJMI I FUNDIT:

Rama sërish me mesazh për Kosovën: Refuzimi i Mini Shengenit po ju dëmton

Rama sërish me mesazh për Kosovën: Refuzimi i Mini Shengenit po ju dëmton

Edhe në takimin e tretë të Mini Shengenit ballkanik që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish liderve të Kosovës për refuzimin për t’u ulur në tryezë në këtë nismë.

Pothuajse gjithë fjalimin, Rama ia ka kushtuar Prishtinës, duke e paralajmëruar se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton Kosovën.

“Kjo nismë nuk është përjashtuese, nuk është imponuese, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet prej askujt. Refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës për të marrë pjesë në këtë tryezë është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, u shpreh Rama.


“Plagët e së shkuarës nuk shërohen me helm dhe acid, por me ilaçe. Ilaçet nuk jemi ftuar t’i shpikim, por mjafton t’i shohim si kanë shërbyer në të ardhmen”, shtoi Rama, raporton tch.

Kryeministri shqiptar theksoi kjo nismë nuk do të ndalet dhe se marrëveshjet do të zbatohen.

“Nisma nuk ndalet, por do të vazhdojë me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshjet që i kemi realizuar më parë”, u shpreh Rama.

Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se po bën përpjekje për të ndërtuar ura të bashkëpunim.

Sipas tij iniciatiava për Mini Shgenen është në përputhje me aspiratat për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.

“Jemi këtu për të ndërtuar urën përmes të shkuares dhe të ardhmes. E shkuara që na ndanë, dhe e ardhmja që na bashkon. I gjithë ky process është në koherencë me ambicien e cdo vendi për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Duke bashkua frocat për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të krijuar në hapsirën tonë standartet që i përgjigjen katër lirive të BEsë”, ka shtuar tutje ai.

Ndër të tjera ka thënë se kjo nismë nuk do të ndalet.

“Nisma nuk ndalet dhe do të vazhdoje me bindjen se i kemi të gjitha forcat për të respektuar marrëveshjet që i kemi nënshkruar më parë”, ka përfunduar Rama.

Aleksander Vuçiq në këtë organizim është pritur me protesta për shkak të deklarimeve të tij dhe mohimit të Masakrës së Reçakut. Pjesëmarrja e Serbisë ka qenë edhe arsyeja pse Hashim Thaci ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje.

Kosova, Bosnje-Hercegona dhe Mali i Zi refuzojnë t’i bashkohen Mimi Shengenit ballkanik, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori