LAJMI I FUNDIT:

KQZ çregjistron tetë parti politike

KQZ çregjistron tetë parti politike

Ky vendim është marrë në zbatim të Rregullës Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditë më parë ka marrë vendim për të çregjistruar 8 parti politike. Ky vendim është marrë në zbatim të Rregullës Zgjedhore për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike. Rregulla në fjalë specifikon qartë se çregjistrimi ndodh, ndër tjerash, kur partia politike nuk është certifikuar nga KQZ-ja për të marrë pjesë në tri palë zgjedhje të njëpasnjëshme. Prandaj, këto 8 parti politike janë çregjistruar sepse nuk rezultojnë të jenë certifikuar për të marrë pjesë në të paktën tri palë zgjedhjet e fundit (2014; 2017 dhe 2019), as si parti politike për të marrë pjesë vetë në zgjedhje dhe as si pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Ekonomia Online.


Ai ka treguar se 3 parti janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së për çregjistrim në PZAP dhe 1 nga këto parti ka vazhduar procesin në Gjykatën Supreme.

Partitë që janë ankuar ndaj vendimit të KQZ-së janë: Nova Snaga, Partia e të Gjelbërve, Partia Republikane, kanë vazhduar me ankesë edhe në Supreme.

“Tri nga këto 8 parti politike janë ankuar kundër vendimit të KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe ky institucion ka konfirmuar vendimin e KQZ-së, ndërsa njëra nga këto parti ka vazhduar procesin edhe në Gjykatën Supreme, e cila poashtu ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-it dhe rrjedhimisht të KQZ-së”.

Në bazë të të dhënave nga KQZ-ja, Elezi ka njoftuar se numri i partive politike që janë të regjistruara në është 47.

“Sipas të dhënave të fundit, do të thotë pas vendimit për çregjistrimin e këtyre 8 partive politike, numri i partive politike të cilat janë të regjistruara në KQZ është gjithsej 47”, tha ai.

Nga 47 parti politike që janë pjesë e regjistrit të partive funksionale në Kosovë, 24 janë shqiptare, ndërsa nga komunitetet 6 janë serbe, 7 boshnjake, 3 gorane, 2 rome, 2 turke, 3 ashkali dhe 2 egjiptiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori