Ministri në detyrë i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, tha se Ligji i ri për Paga, i pezulluar nga Gjykata Kushtuese e Kosovës do ta rregullojë komplet sistemin e Administratës Publike nga aspekti i funksionimit, por edhe pagesave.
Ygacilar tha se deri më tani nuk ka ekzistuar ndonjë ligj themelor sa i përket Ligjit të Pagave, por vetëm rregullore sa i përket vendimeve dhe shumë çështjeve tjera lidhur me pagesat.
Ai tha se aktualisht është një laramani në sistemin e pagave.
“Unë kam shpresë që me vendimin dhe nxjerrjen e të gjithë vendimeve në lidhje me Ligjin e Pagave dhe Ligjin për Zyrtarët publik do të rregullohet komplet sistemi i Administratës Publike nga aspekti i funksionimit, por edhe nga aspekti i pagesave dhe do të jetë një mundësi më tutje që Republika e Kosovës, sidomos Administrata Publike sektori publik të ketë një stabilitet, edhe nga aspekti i funksionimit, por edhe nga aspekti i pagesave për përfituesit në këtë rast për punëtorët në Administratën Publike për të gjithë përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha ai për Ekonomia Online.
Yagcilar tha se nuk mund ta paragjykojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ekziston mundësia që të kërkohet amandamentimi nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që të bëhet një ligj i cili duhet të pranohet nga të gjithë.
“Tash ne nuk mundemi me paragjykuar, sepse ka raste kur Gjykata Kushtetuese ka pezulluar disa nene të ligjeve të caktuara edhe më herët. Ekziston mundësia që në këtë mënyrë të bëhet ose të kërkohet amandamentimi nga Kuvendi i Kosovës edhe në atë mënyrë do të bëhet, do të kompletohet dhe do të jetë një ligj i cili më duhet të pranohet prej të gjithë palëve ose të interesuarit ose përfituesit nga buxheti i Republikës së Kosovës”, tha ai.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese konteston disa dispozita atëherë ligji mund të fillojë të veprojë, por sipas tij, në mënyrë retroaktive.
“Natyrisht nëse disa dispozita vetëm kontestohen nga Gjykata Kushtetuese, ligji mund të fillojë të veprojë dhe unë mendoj që do të duhej të vepronte në mënyrë retroaktive, pra ligji do të duhej ashtu siç është paraparë dhe shpallë në fletoren zyrtarë që hynë në fuqi më 1 dhjetor do të duhej që të gjithë qytetarëve që janë të punësuar dhe ju përkasin paga sipas atij ligji, pra zyrtarëve publik do të duhej që nga 1 dhjetori t’i merrnin pagat me rritje”, tha Baraliu.
Ai tha se nëse kjo Gjykatë e konteston komplet ligjin atëherë i mbetet Qeverisë në ardhje që të procedojë për një projektligj të ri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje