LAJMI I FUNDIT:

Manastiri me transport publik falas kur ka ndotje të ajrit

Manastiri me transport publik falas kur ka ndotje të ajrit

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Komunën e Manastirit si rend dite ishte vendimi për subvencionim të transportit publik në ditët kur ndotja PM10 tejkalon mbi 100 mg/m3.

Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, mbajti konferencë për shtyp ku përshëndeti bashkëpunimin me transportuesit që dje ju përgjigjen pozitivisht kërkesës së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në ditët kur ajrit në Manastir do të jetë me ndotje enorme, siç janë këto ditët e fundit, transportuesit me autobus nuk do të paguajnë bileta për qytetarët, përkatësisht transporti publik do të jetë falas.

Transporti subvencionohet nga Komuna e Manastirit e cila do t’i paguajë biletat.

Ndryshe, problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë. Shkupi disa herë ka qenë ndër qytetet më të ndotura në botë ndërsa qytetet tjera kanë gati të njëjtë cilësinë e ajrit si të Shkupit./Telegrafi/