LAJMI I FUNDIT:

Tetë të vdekur, 700 shtëpi të shkatërruara – kostot ekonomike të zjarreve në Australi pritet të arrijnë në qindra miliona dollarë

Tetë të vdekur, 700 shtëpi të shkatërruara – kostot ekonomike të zjarreve në Australi pritet të arrijnë në qindra miliona dollarë

Australia po përballet me një faturë masive nga zjarret vdekjeprurëse, të pashembullt, që kanë djegur një zonë më të madhe se Belgjika.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompanitë e sigurimeve kanë marrë kërkesa në vlerë prej 240 milionë që nga tetori, dhe ato presin që numri të rritet ndjeshëm.


Veç kësaj, faturat mjekësore nga zjarret gjithashtu mund të shkojnë në qindra miliona.

Dhe një analizë sugjeron ndërprerjet e aktiviteteve të ndryshme të shkaktuara nga zjarri dhe tymi mund t’i kushtojnë Sidneit sa 50 milionë dollarë në ditë.

Përveç dëmeve materiale, çfarë është më fatkeqe është se zjarret kanë vrarë tetë njerëz dhe shkatërruar 700 shtëpi.

Madje, përmirësim nuk pritet të ketë së shpejti, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 40C gjatë fundjavës, duke shkaktuar frikën e më shumë zjarreve.

Drejtori i Qendrës Kërkimore të Zjarrit në Universitetin e Tasmania, Prof David Bowman, i ka etiketuar ata “absolutisht transformues dhe të pashembullt” dhe tha se ata nënvizuan një nevojë për qeveritë të rimendojnë se si tu qasen zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori