LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Tottenhamit, Levy: Pochettino mund të kthehet

Kryetari i Tottenhamit, Levy: Pochettino mund të kthehet

Kryetari i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, ka sugjeruar që Maurico Pochettino mund të kthehet për të menaxhuar klubin londinez në të ardhmen.

Levy shkarkoi trajnerin argjentinas në nëntor pas pesë vjetësh në veri të Londrës, ku ai kishte siguruar rregullisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe arriti në finalen e garës më prestigjioze të Evropës, në qershor.


Sidoqoftë, forma e ekipit kishte rënë në vitin 2019 me Spurs që grumbulluan vetëm 24 pikë në 25 ndeshjet e fundit të ligës nën Pochettinon.

Kur u mor vendimi për të shkarkuar argjentinasin, Spurs gjendeshin  në vendin e 14-të, ndërsa brenda 24 orësh ai u zëvendësua nga Jose Mourinho.

Pochettino lëshon deklaratën e parë pas shkarkimit nga Tottenhami
Lexo po ashtu Pochettino lëshon deklaratën e parë pas shkarkimit nga Tottenhami

Por, drejtuesi i Spurs, Levy nuk i ka mbyllur dyert trajnerit argjentinas, i cili mund të kthehet në të ardhmen në White Hart Lane.

“Pse jo? Unë nuk e mbyll derën për asgjë. Nuk është diçka që kam dashur kurrë”, ka thënë Levy për Evening Standard kur u pyet nëse do ta kthente argjentinasin.

Pochettino dhe Levy duke festuar kalimin në finale të Ligës së Kampionëve

“Personalisht, ishte jashtëzakonisht e vështirë, unë i thashë atë dhe ai e kuptoi. Ai ka qenë në futboll, e kupton”.

“Nuk është personale dhe jam i sigurt se ai do të kthehet më i fortë dhe do të marrë një mundësi për të menaxhuar një tjetër klub të shkëlqyeshëm”.

Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij
Lexo po ashtu Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij

“Nuk do të ulem këtu dhe të analizoj të kaluarën. Nuk është produktive”.

“Mauricio bëri një punë fantastike, ne jemi shumë mirënjohës. I uroj të gjitha më të mirat për të ardhmen. Unë jam akoma në kontakt me të”.

“Marrëdhënia ime është shumë e mirë me të. Sapo arriti në atë pikë sa ndjeu se kishim nevojë për divorc”, përfundoi kryetari i Spurs. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori