LAJMI I FUNDIT:

Kodi Zgjedhor, Xhaferi kundër debatit publik

Kodi Zgjedhor, Xhaferi kundër debatit publik

Nuk ka bazë ligjore në Rregulloren e Kuvendit që në këtë fazë të procedurës parlamentare, propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor të diskutohen në debat publik, vlerëson kryeparlamentari Talat Xhaferi. Sipas tij, për debat publik vendoset në plenare dhe jo në komision.

“Nëse një projekt ligj është me procedurë të shkurtuar, cili është kuptimi i stërzgjatje së debatit publik eventual që parlamenti duhet të vendosë dhe ai ligj të shkojë në debat publik. Nëse mendojnë propozuesit e ligjit që është me procedurë të shkurtuar se për atë ligj duhet të shkohet në debat publik atëherë pse e propozojnë me procedurë të shkurtuar?”, tha Talat Xhaferi.

Deklarata e kryeparlamentarit Xhaferi është kundërpërgjigje për thirrjen e kryetarit të Komisionit për sistem politik për debat publik për Kodin Zgjedhor. Aleksandër Kiracovski një ditë më parë madje e caktoi edhe orarin e debatit, për të mërkurën në ora 14.


Ndërkohë ekspertët, procedurën në Kuvend e cilësojnë si joserioze. Sipas tyre, Kodi Zgjedhor nuk duhet të ndryshohet e pakta gjashtë muaj para zgjedhjeve. Ndryshimi i modelit zgjedhor është procedurë e komplikuar dhe që kërkon kohë, thotë kreu i Qendrës për liri, Civil, Xhabir Deralla, edhe pse ai mbështet modelin me një njësi zgjedhore

“Procedura në parlament sa u takon ndryshimeve në legjislaturën zgjedhore është e keqe dhe joserioze do të thoja dhe në këtë joseriozitet si nxitës janë të gjithë politikanët dhe të gjithë partitë politike. Nuk mund të propozoni ndryshim të modelit zgjedhor më pak se gjysmë viti para zgjedhjeve, në kushte kur keni edhe Kod të keq zgjedhor dhe listë zgjedhore në të cilën qytetarët nuk kanë besim”, pohoi Xhabir Deralla, Qendra për liri “Civil”.

Propozimet për ndryshim të Kodit Zgjedhor janë të deputetëve nga partitë më të vogla por mbështeten edhe nga LSDM-ja. Pothuajse të gjitha partitë tjera janë kundër një njësie zgjedhore dhe kanë mijëra amendamente edhe për propozimin për lista të hapura të kandidatëve për këshilltarë komunash dhe përfaqësim të barabartë gjinor në lista. Më shumë se gjysma nga gjithsej 6 mijë amdnamentet nuk janë përkthyer akoma kurse shqyrtimi i tyre mund të marrë madje disa muaj kohë. Propozuesit e amendamenteve BDI dhe VMRO-DPMNE nuk mohojnë që këtë e kanë bërë për të bllokuar sjelljen e ndryshimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=SoG8zEfo8W4&feature=emb_title