LAJMI I FUNDIT:

Ismaili përuron klinikën e rinovuar të Biokimisë në QKUK

Ismaili përuron klinikën e rinovuar të Biokimisë në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot klinikën e rinovuar të Biokimisë. Klinika e Biokimisë, e cila deri më sot ka funksionuar në kushte jo adekuate të punës, i është nënshtruar një transformimi të plotë.

Gjatë përurimit të kësaj klinike të rimëkëmbur, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.


“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës”, ka thënë ministri Ismaili.

Klinika e Biokimisë deri më sot ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit. Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave etj.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se përmes këtij investimi është bërë një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.

“Është një hap drejt modernizimit të klinikave që nënkupton zgjerimin e shërbimeve. Jemi duke i zgjeruar të gjitha investimet e kjo e gjitha për pacientët”, ka thënë drejtori Sejdiu.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, ka thënë se tani janë plotësuar parakushtet që Laboratori i Biokimisë të akreditohet edhe në federatat ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori