Serwer: Gjuha nuk mund të jetë kusht për fillimin e negociata për anëtarësim në BE
Eksperti politikan amerikan Daniel Serwer, deklaroi se qëndrimi i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, (ASHB) se gjuha maqedonase nuk ekziston nuk duhet të merret seriozisht, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Serwer është profesor në Universitetin e Washingtonit, për studime Progresive ndërkombëtare “Xhon Hopkins”, dhe njohës i mirë i çështjeve në Ballkan.
“Dhe çka”, u përgjigj ai në kërkesën e AIM, për të komentuar qëndrimin e ASHB-së, se gjuha maqedonase është “normë e shkruar rajonale”, e gjuhës bullgare.
“Britanikët asnjëherë zyrtarisht nuk e kanë njohur gjuhën amerikano-angleze. Dhe çka me këtë. Gjuha ende ekziston. Unë çdo herë i kyçi titrat në programet televizive nga Britania e Madhe”, deklaroi ai.
Ai shtoi se popujt e Ballkanit, duhet të vazhdojnë të jetojnë me këtë.
“Nëse ekziston ndonjë polemikë, ata duhet të zgjidhen para anëtarësimit, dhe jo para fillimit të negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut me BE-në”, deklaroi Server.
Në pyetjen si e komentoni vendimin që Çmimi Nobël për letërsi t’i ndahet Peter Handke, shkrimtarit austriak i cili e ka glorifikuar jetën dhe veprën e Sllobodan Millosheviqit dhe mospranimin e masakrës së Srebrenicës, ai tha se Komiteti i Nobelit, i ka turpëruar qëllimet e themeluesit të saj.
“Çfardo qofshin krijimet letrare të Handkes, për të cilat nuk jam kompetent të flas, atij nuk duhet t’i ndahej çmim. Edhe Hitleri krijonte dokumentare mirë të përpunuara, si ‘Triumfi i vullnetit’, dhe a duhet atij t’i jepet Oskar?”, tha Serwer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale