LAJMI I FUNDIT:

Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ftohet nga Specialja

Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ftohet nga Specialja

Ish komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Geci ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.


Ai ka theksuar se në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën.

Po ashtu, Gjykata Speciale në Hagë, ka ftuar këtë të merkurë, edhe Brahim Mehmetaj për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Ish-ushtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Ish-ushtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj ftohet nga Gjykata Speciale

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Prishtinë, njëherësh drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Dje pasdite në përfundim të orarit të punës, një prej hetuesve të Gjykatës Speciale ma solli ftesën për në Hagë. Punë e madhe….. Jam i ftuar në cilësinë e të dyshuarit!

Do t’i përgjigjem kësaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu që kjo gjykate është e padrejte dhe e njëanshme. Krimet në Kosovë i kanë kryer serbët dhe Serbia dha ata janë kriminelë e jo ne, çlirimtarët që ishim të detyruar të bënim lufte mbrojtëse dhe çlirimtare. UÇK përjetë e mot”, ka shkruar Mehmetaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori