LAJMI I FUNDIT:

Ledri Vula futet në botën e biznesit, hap dyqanin e patateve të skuqura “Frix” në “Albi Mall”

Ledri Vula futet në botën e biznesit, hap dyqanin e patateve të skuqura “Frix” në “Albi Mall”

Të martën në prezencën e shumë mysafirëve është hapur dyqani ku do të servohen patate të skuqura “Frix”.

Hip Hop artisti Ledri Vula, së bashku me mikun e tij të fëmijërisë, Shpend Thaçi e kanë nisur biznesin e ri “Frix”, i cili ofron shije dhe eksperiencë të veçantë.

Vula ka thënë për Telegrafin se fillimi i ri në fushën e biznesit, nuk do të largojë atë nga muzika, duke shtuar se disa prej eksperiencave të tij në botën e biznesit dhe marketingut ka ardhur koha që t’i praktikojë.

“Jemi tre shokë që jemi bërë bashkë me hap brendin, ideja ka qenë e Shpendit për biznesin”, ka shtuar Vula.

Shpend Thaqi, bashkëpronari tjetër i “FRIX”, ka thënë se brendi është i krijuar prej dy tre shokëve.

Ai ka thënë ideja ka lindur si nevojë për të servuar diçka që nuk ka qenë prezente në tregun e Kosovës.

“Takimet me Ledrin, dhe udhëtimet  e tij në Amsterdam,  ku Ledri shpesh i ka përmendur patatet e Amsterdamit, dhe kjo si ide ka rrjedhë natyrshëm. Nuk ka qenë e lehtë, por më në fund ia dolëm”, ka shtuar Thaqi. /Telegrafi/