LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 25 vite burg, gruaja e cila mbyti me sopatë bashkëshortin e saj në Francë

Dënohet me 25 vite burg, gruaja e cila mbyti me sopatë bashkëshortin e saj në Francë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“E akuzuara S.Z-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) viteve, në këtë dënim të akuzuaresi llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 05.10.2018 e tutje.

E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës”, thuhet në njoftim.


Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

Kundër këtij vendimi palaka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori