Hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e përfitimit ekonomik është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të duhet edhe një shekull tjetër për t’u zhdukur. Kështu thuhet në raportin vjetor “Global Gender Gap Report 2020” prezantuar nga Forumi Ekonomik Botëror.
Raporti parashikon se do të duhen edhe 99.5 vjet që gratë të jenë në pozitë të barabartë me burrat, ndërsa vitin e kaluar, parashikimi ka qenë për 107.5 vjet.
“Duke përshkuar faktet dhe shifrat, do të duhen 95 vjet për të mbyllur hendekun gjinor në përfaqësimin politik, kur gratë aktualisht mbajnë 25.2 për qind të vendeve parlamentare (të dhomave të ulëta) dhe 21.2 për qind të posteve ministrore”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Forumi Ekonomik Botëror thotë se gratë janë duke mbyllur hendekun gjinor në fusha të tilla si politika, shëndetësia dhe arsimi. Sipas raportit pabarazia gjinore po përkeqësohet në vendet e punës, pavarësisht kërkesave në rritje për trajtim të barabartë.
Po sipas raportit, gratë në të gjithë botën fitojnë mesatarisht 40 për qind më pak se burrat, për punë të ngjashme në pozita të ngjashme.
Raporti zbulon se sfida më e madhe që parandalon mbylljen e hendekut gjinor në ekonomi është nën-përfaqësim në rolet e tyre.
“Për të adresuar këto mangësi, strategjitë e fuqisë punëtore duhet të sigurojnë që gratë të jenë të pajisura më mirë me aftësi profesionale për t’u marrë me sfidat dhe të përfitojnë nga mundësitë e Revolucionit të Katërt Industrial”, vijon raporti.
Në listën e 153 vendeve për këtë vit prijnë Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Pakistani, Iraku dhe Jemeni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City