LAJMI I FUNDIT:

Dikur vizitoi vendet “parajsë në tokë”, sot e quan veten “roje jozyrtar i natës” – rrëfimi i burrit i cili ka shtatë vjet që netët i kalon në një park publik në Angli

Dikur vizitoi vendet “parajsë në tokë”, sot e quan veten “roje jozyrtar i natës” – rrëfimi i burrit i cili ka shtatë vjet që netët i kalon në një park publik në Angli

Një burrë i moshuar ka kaluar shtatë vitet e fundit duke fjetur kryesisht në një park publik pasi është përballur me një gjendje të vështirë ekonomike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brian, 73 vjeç, i cili është me origjinë nga Zelanda e Re, jeton në strehën e tij “me tre këmbë” në Cornwall që nga 2012, kur vendosi të jetojë “jetën më të thjeshtë”.

Ai e quan veten “roje jozyrtar i natës” të parkut.


Duke folur për mediat britanike, Brian ka thënë: “Kur unë erdha për herë të parë këtu në shtator të vitit 2012 unë nuk mund të vendosja se ku doja të shkoja”.

Madje, tanimë Brian është i njohur në zonë dhe shpesh njerëzit do t’i sjellin atij ushqim dhe do të ndalen për një bisedë.

E vetmja kohë që ai duhet të lëvizë është kur luhen ndeshjet e futbollit aty – gjë e cila në motin aktual nuk është shumë shpesh.

Sidoqoftë, jeta e tij sot është një kontrast i ashpër me vitet e tij të rinisë.

Sipas mediave, 73-vjeçari zbuloi se ai ishte pilot i linjës ajrore dhe ka qenë në vendet që shumica e njerëzve vetëm mund t’i ëndërrojnë.

“Hawaii dhe Fiji janë si parajsa në tokë”, thotë ai ndërsa kujton kohërat e vjetra.

Ai thotë se ka punuar për OKB-në në Vietnam dhe ka parë kuptimin e vërtetë të varfërisë ndërsa punonte në disa nga vendet më të varfra afrikane në vitet 1970.

Kur ai dështoi në ekzaminimin e tij mjekësor, ai humbi licencën e pilotit dhe u transferua në Londër për “një fillim të ri”.

“Karriera ime mbaroi shumë befas, kështu që fillova një tjetër në Londër”, rrëfen ai.

Ai punoi si kuzhinier në Londër, Birmingham dhe Torquay por jeta e tij mori një kthesë dramatike në mesin e viteve ’60.

Brian, i cili ka një djalë në Zelandën e Re, tha se ka të ngjarë të kalojë Krishtlindjet vetëm në strehën e tij, por një mik i ngushtë të cilin ai dikur e ndihmonte ndërsa ishte në rrugë, do t’i sjellë darkë Krishtlindjesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori