Stilistët kosovarë Kujta dhe Meri kanë prekur majat e suksesit ndërkombëtar, me dizajnimin më të fundit që i kanë bërë fustanit të asaj që njihet si diva botërore, këngëtares Beyonce.
Në një event mes yjesh në përvjetorin e 50-të të Diddyt, këngëtarja Beyonce u pa në krahët e burrit të saj, reperit Jay-Z, e veshur me një fustan të zi me hapje te këmba, dhe detaje zbukuruese te pjesa e kofshës.
Ky fustan ishte dizajnuar hiç më pak e as më shumë se nga dy stilistë me prejardhje nga Kosova, vend ky për të cilin Beyonce mund të mos ketë dëgjuar – por që prejardhja ka pak rëndësi kur në pyetje është talenti.
“Mbretëresha e muzikës, Beyonce u shfaq kryelartë me një një fustan pa rrip të plotë, qafë skulpturore dhe zbukurime te pjesa e gjoksit. Ishte një prezantim i bërë me porosi nga Kujta & Meri, dhe kjo është vetëm ajo që do të prisnim nga një superyll si Beyonce”, citoi e përditshmja britanike DailyMail, në një shkrim dedikuar dukje glamuroze të artistes.
Të lumtur nga ky sukses, dyshja në fjalë Kujta dhe Meri, në një bisedë për Telegrafin teguan se ende nuk po mund ta besojnë që puna e tyre ka shkuar në duart e një këngëtareje të rangut të lartë, siç është Beyonce.
“Thjeshtë po e përjetojmë një ëndërr që është bërë realitet, dhe nga frika se mos jemi në ëndërr dhe zgjohemi pastaj, nuk kemi fjetur fare 24 orë”, kanë thënë Kujta dhe Meri për Telegrafin.
Tutje, ata e kanë përshkruar këtë sukses si një emocion që nuk do shumë fjalë, pasi nga gëzimi i madh edhe fjalët janë të mangëta për të përshkruar atë që ndjenë kur panë fustanin e tyre në trupin e divës.
“Emocion i pa përshkrushëm, që për herë të parë ky emocion na ka goditur në gjithë karrierën tonë. Kishin filluar nëpër botë shkrimet dhe postimet, ne ishim ende pa e kuptuar se çfarë po ndodhte me ne. Vajza jonë ishte e para që e kuptoi, meqenëse ajo dhe djali ynë kanë punuar shumë në këtë drejtim, pra ishte përjetim i rrallë, na u duk vetja si një shpirt i lirë që fluturon larg nga ankthet e përditshme. Aq më shumë kur bëhet fjalë për divën më të madhe në glob, Beyonce”, treguan Kujta dhe Meri.
Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, stilistët nga Kosova gjithashtu bënë të ditur se si erdhi deri te vënia në kontakt me këngëtaren – gjë e cila mesa duket e ka zanafillën te kreacionet e tyre të mëparshme.
“Ishte artistja në fjalë, Beyonce që kishte parë veshjet tona në Hollywood tek personazhet tjera, meqenë edhe më parë kemi veshur personazhe të Hollywoodit, me krijime nga duart dhe shpirti ynë artistik i përkthyer në veshje. Dhe, më pas erdhi deri te kontakti nga dëshira e saj për të punuar diçka për të”, thanë Kujta dhe Meri për Telegrafin.
Por cili ishte koncepti i këtij fustani?
Në përfundimin e bisedës, Kujta dhe Meri treguan se domethënia e fustanit që Beyonce veshi ishte e thjeshtë – talenti i tyre i shkrirë në trupin e saj.
“Kemi punuar nga mëngjesi deri në mengjesin tjetër pa pushuar fare. Koncepti ishte arti që zhvillojmë ne dhe brenda saj Diva Beyonce”, kanë përfunduar stilistët nga Kosova.
Vet diva Beyonce publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej e veshur me fustanin e zi të dizajnuar nga Kujta dhe Meri, që mesa duket është shndërruar në kreacionin e saj më të pëlqyer të momentit. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/B6HUZMMnuRL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Mëso si të shprehesh para një mashkulli
Kujdes: Mjekimi me barna gjatë shtatzënisë
Mikrodermabrazioni, trajtim mjaft përfitues për lëkurën
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles