Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu duke komentuar zvarritjen e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se dy partitë ishin të pasinqerta me qytetarin e Kosovës, prandaj sipas tij nuk mund të jenë ndryshe as me njëra-tjetrën.
Abdullahu në një postim në Facebook shkruan se Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht populiste, ndërsa LDK, ka qenë vazhdimisht e njëtrajtshme politikisht.
Ndryshe, ditë më parë Abdullahu kishte thënë se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së është arritur dhe sipas tij është zgjidhur edhe ngërçi për çështjen e presidentit.
Lexoni të plotë postimin e Abdullahut në Facebook:
Edhe LV edhe LDK kanë qenë të pasinqerta me qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund të jenë ndryshe as me njëra tjetrën.
LV, ka qenë vazhdimisht populiste e cila e ka paraqitur të keqen e madhe si stërkeqje tragjike, vetëm për ta justifikuar sulmin ndaj oponentëve politik e cila shpesh ishte në diskrapancë me masën e nevojshme pragmatike për ta ndalur të keqen. Mandej LV qëllimshëm, ka premtuar të pamundurat si të arritshme të domosdoshme, vetëm për ti fituar kështu votat, sidomos të atyre qytetarëve që ishin në hall të madh për mbijetesë e jetë dinjitoze. Tash realiteti ua ndëshkon populizmin dhe mungesën e sinqeritetit me pamundësi për të ‘ardh dita’.
LDK, ka qenë vazhdimisht e njëtrajtshme politikisht, me çka hezitimin e ka shitur për urëti, kurse mungesën e dijes për të ofruar ndryshime e ka kamufluar kinse me pamundësi që kjo të bëhet me rrugë institucionaliste. Ajo i ka ofruar në zgjedhje qytetarëve, atë që nuk e ka pas brenda thelbit të saj, reformën dhe mendimin e guximshëm. Kjo ka qenë e mundshme vetëm me mashtrim optik politik. Para se ndryshimet dhe reformat të ndodhin në strukturat e LDK-së ato nuk mund të ndodhin kur partia e merr qeverinë. Partia duhet të reformohet para se ta marr pushtetin, përndryshe nuk i ‘Beso’n as vetes, as të tjerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze