LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi qytetarë-polici mundëson siguri më të mirë në komunitet

Bashkëpunimi qytetarë-polici mundëson siguri më të mirë në komunitet

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Vushtrrisë, kanë mbajtur sot takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike.

Me këtë rast u tha se një bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë mundëson një siguri më të mirë në komunitet.


Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodziç, tha se krijimi i komiteteve lokale për siguri publike është në të mirë të qytetarëve dhe institucioneve lokale.

“Krijimi i këtyre mekanizmave lokale të sigurisë përfshijnë mekanizma gjithpërfshirëse që u mundësojnë kryetarëve të komunave të ndajnë informata të rëndësishme dhe të veprojnë për të luftuar krimin dhe ofruar siguri në komuna. MAPL monitoron këta këshilla dhe i mbikëqyrë. Inkurajojë që qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe komunat”, tha ajo.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se krijimi i komiteteve lokale për siguri publike ka mbledhur anëtarë të të gjitha komuniteteve për të diskutuar për problemet e përbashkëta.

“Kemi arritur shumë në lëvizjen e KLSP-ve këtu në Kosovë. 71 KLSP janë në Kosovë, 590 anëtarë të 66 komiteteve tashmë janë trajtuar dhe kjo e ka rritur kapacitetin e këtyre lidhur me sigurinë, rendin dhe ligjin. Në shumë raste krijimi i komiteteve lokale të sigurisë kanë mbledhur anëtarë të komuniteteve të ndryshme etnike për të folur dhe për të biseduar problemet e përbashkëta. Ky ndërtim i mirëbesimit nuk duhet të nënvlerësohet”, tha ai.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Operativë në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se si polici objektiv kryesor e kanë parandalimin e krimit në bashkëpunim me qytetarët.

“PK është e përkushtuar që çdo qytetarë ta ndjejë vetën të sigurt në Kosovë. Të gjithë ju jeni pjesë e ofrimit të sigurisë, të gjithë ne kemi obligime në ofrimin e sigurisë. Një nga problemet kryesorë që përballet çdo shtet e edhe Kosova është parandalimi i krimit, e një nga objektivat e PK është bashkëpunimi me qytetarët për parandalimin e krimit. Vet fakti se janë 71 këshilla të sigurisë na ndihmon”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se komunat në përgjithësi ballafaqohen me shumë sfida kur është në pyetje siguria publike në komunitet.

“Bindja ime si kryetar është se komunat në përgjithësi ballafaqohen me shumë sfida kur është në pyetje siguria publike në komunitet. Komunat e Kosovës nuk janë të përgatitura të ballafaqohen me sigurinë publike. 71 komitete në gjithë Kosovën, dy në Vushtrri, është hapi i duhur që të jemi të angazhuar për sigurinë në komunitet”, tha ai.

Tahiri premtoi se Komuna e Vushtrrisë do të ndajë buxhet për të përkrahur projektet e komitetit lokal të sigurisë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori