LAJMI I FUNDIT:

Beyonce vishet nga kreatorët kosovarë Kujta dhe Meri

Beyonce vishet nga kreatorët kosovarë Kujta dhe Meri
Foto: Kujta dhe Meri/Instagram

Kemi pasur rastin të shohim tashmë disa herë se si stilistë nga Kosova kanë dizajnuar veshje për yjet me famë botërore.

Duket se një fat të tillë së fundmi e kanë pasur edhe dyshja e njohur kosovare, Kujta dhe Meri.


Këta të fundit kanë dizajnuar së fundmi fustan për një nga këngëtarët në nivelin më të madh në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për artisten e madhe Beyonce, e cila në paraqitjet e fundit është shfaqur me një fustan të zi me shkëlqim, i cili është stiluar nga dora e kreatorëve kosovarë.

Kanë qenë vetë Kujta dhe Meri ata të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z.

“Ishte ora 4 e mëngjesit dhe ne po punonim me entuziazëm dhe emocion në fustanin përrallor të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe për të krijuar për divën”, kanë shkruar Kujta e Meri në Instagram, teksa prezantonin fustanin e dizajnuar për këngëtaren.

Përndryshe, për këtë dukje të Beyonces me të cilën ajo u shfaq ditëlindjen e 50-të të yllit Diddt, kanë shkruar me lëvdata edhe tabloidet e njohura botërore si: DailyMail, Metro, Vanity Fair etj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori