Kanë vazhduar debatet e përplasjet mes deputetëvë te LVV dhe LDK. Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka propozuar një ofertë për Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen marrëveshjes së koalicionit qeverisës.
Manaj, përmes një postimi në Facebok, ka bërë një krahasim të ndarjes së pushtetit nga koha e presidentit historik Ibrahim Rugova, ku partia e parë që ka qenë LDK e ka pasur postin e të parit të shtetit dhe kryetarin e Parlamentit.
Sipas tij diferenca mes VV-së dhe LDK-së është me vetëm një deputet.
Postimi i plotë i Manajt:
“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK.
Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e dytë e cila i ka pasur 21 deputetë me pak se partia e parë.
Tani VV ka 29 deputetë si partia e parë dhe LDK ka 28 deputetë si partia e dytë, diferenca është vetëm 1 deputet.
Nëse z. Haki Abazi, ju ka ba marak që ky kombinim të jetë model i ndarjes së përgjegjësive shtetërore tani, atëherë LDK e ka dhënë edhe këtë ofertë që LDK si partia e dytë ta marr Kryeministrin, ndërsa VV si partia e parë ta merr Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit ( edhepse nuk i ka 47 deputetë sa i ka pasur LDK kur i ka pasur këto dy pozicione).
Nëse doni kështu, nesër e arrijmë këtë marrëveshje!”, ka shkruar Manaj.
Ndryshe, sot janë zhvilluar debate e përplasje në rrjetet sociale, mes deputetëve të LVV, Arbëria Nagavci e Haki Abazi të LVV me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami e së fundi edhe Shkëmb Manajt, që kanë të bëjnë me çështjen për të cilën assesi s’po gjejnë kompromis dy partitë, e që është posti i Presidentit, për të cilin po insiston LDK që ta marr pas përfundimit të mandatit nga Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite