Opozita shqiptare kundërshton idenë për një njësi zgjedhore, por e mbështet idenë për lista të hapura
Partitë opozitare shqiptare janë kundër idesë për një njësi zgjedhore, por i mbështesin listat e hapura. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se disa muaj para zgjedhjeve, nuk ka kohë për ndryshime rrënjësore të modelit zgjedhor dhe për këtë propozojnë që në këtë periudhë kohore të korrigjohet pragu zgjedhor dhe për zgjedhjet e 12 prillit të zbatohen listat e hapura. Lidhur me një njësi zgjedhore, nga Aleanca thonë që ky model assesi s’mund ta ul për 9 apo 10 numrin e deputetëve shqiptarë, siç pohon BDI.
Edhe Lëvizja BESA mbështet listat e hapura, që duhet të kontribuojnë për demokratizim më të madh të partive.
“Debati për kodin zgjedhor po zhvillohet tërësisht në drejtim të gabuar. Nëse duam të demokratizojmë skenën politike çështja e parë që duhet të imponohet janë listat e hapura preferenciale dhe kjo do rrit dukshëm kualitetin e përfaqësimit ndërsa Sa i takon propozimit për një njësi zgjedhore duke eliminuar listat e hapura kjo vlerësojmë se është i padrejtë për shqiptarët sidomos në kohë kur ende mirëbesimi institucional mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka një diskrepancë të madhe. Ne si shqiptarë, nuk mund të besojmë se institucionet e këtij shteti kanë hequr mendësinë e qasjes selektive ndaj shqiptarëve dhe rrjedhimisht mund të dyshojmë se votimi në një njësi zgjedhore mund të dëmtojë përfaqësimin politik të shqiptarëve – thonë nga Lëvizja Besa.
Partitë shqiptare në pushtet mbajnë qëndrime të ndryshme. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se modeli aktual i zgjedhjeve duhet të mbetet.
“Sa i përket Kodit Zgjedhor dua të sqaroj se pavarësisht nëse dikush pajtohet ose jo nga përvoja e them se shqiptarëve nuk u konvenon një njësi zgjedhore, duhet të ngelin këto njësi zgjedhore të cilat me shumë mund i kemi arritur në bisedime, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit edhe me Marrëveshjen e Përzhinës. E thjeshta pse nuk u konvenon shqiptarëve një Njësi zgjedhore është kjo, se me një njësi zgjedhore partia e parë që del merr 3-4 deputetë më shumë, partia e dytë po ashtu 2-3 e ne e dimë se në Maqedoni zakonisht partia e parë dhe e dytë dalin partitë maqedonase. Kërkesa decide e PDSH-së është që njësitë zgjedhore të nivelizohen në nivel të Republikës. Jo siç është Njësia zgjedhore numër 6 që ka shumicë absolute te shqiptarët të ketë 40 mijë votues më shumë se njësia zgjedhore numër 3. Këtu bëhet shkelja e numrit të deputetëve shqiptarë – deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Partia e Afrim Gashit mbron qëndrimin se me një njësi zgjedhore shqiptarët do të fitojnë dy deputetë më shumë.
BDI është kundër zbatimit të një njësie zgjedhore. Për të bllokuar Kodin Zgjedhor në Parlament, grupet parlamentare të BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së dorëzuan 6000 amendamente. LSDM mbështeti propozimin e partive më të vogla për një njësi zgjedhore sepse sipas tyre, përveç partive të mëdha që do të humbasin, të gjithë të tjerët do të fitojnë./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj