Për pesë ditë radhazi në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës, kanë zënë vend mbi 100 fotografi të cilat janë dëshmi e krimeve që janë bërë në Kosovë nga kriminelët serbë.
Që nga e marta është bërë hapja e ekspozitës “Gjenocidi XX: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, nga dr.Enver Hoxha. Ky i fundit kishte trajtuar shumë raste të të plagosurve në Zonën Operative të Llapit.
Hoxha thotë se gjatë këtyre ditëve ka qenë interesimi madh i qytetarëve për të parë gjitha këto fotografi të cilat janë shkrepur aso kohe.
“Interesimi ka qenë shumë i madh, duhet veçuar që në kuadër të interesimit, ka qenë numër i madh i ndërkombëtarëve. Ka rastis që nga vendorët, disa i kanë parë familjarët e vet nëpër marshutë të gjitha lëvizjet, disa kanë parë edhe familjarë të masakruar”, thotë ai.
Në hyrje të Muzeut, paralajmërohet hyrja mbi moshën 18 vjeçare, për shkak të pamjeve të rënda të masakrës e cila është bërë gjatë periudhës mars-qershor në Shalë, Llap e Gollak.
Ndonëse Hoxha synimin me këtë ekspozitë e ka pasur të informoi të rinjtë për atë që ka ndodhur në Kosovë, ai thotë se ka pasur me mijëra të interesuar që kanë ardhur për të parë materialet e shfaqura.
“Prej të rinjëve ka pasur interesim, sidomos grupmoshat që kanë lindur pas lufte, edhe disa që kanë qenë tri-katër vjeçar gjatë kohës së luftës dhe ata e kanë pasur një përshtypje të veçantë sepse nuk kanë mundur të imagjinojnë se ka ndodhur një ngjarje e tillë ose histori e tillë edhe pse nuk është e vjetër, është e freskët”, thotë ai.
Hoxha për KosovaPress, thotë se pret që të ketë edhe aktivitete të tjera, ku dokumentohet e faktohet krimi që u bë në Kosovë.
“Nuk mendoj as si institucione e as si individë kemi arritur, pasluftës ka qenë një frymë që duhet me harru të kaluarën edhe me vazhdu me rindërtimin edhe me harru jo armiqësinë, se ne nuk kemi pasur armiqësi me serbët, por mbrojtje nga gjenocidi i vazhdueshëm i cili ka qenë në vazhdimësi gjatë shekullit XX. Por një theks i veçantë ka qenë gjatë kohës së Rankoviqit dhe kasapit të Ballkanit, Millosheviqit”, tregon ai.
Enver Hoxha ka edhe shumë materiale të tjera, të cilat i ka ndarë në tri kaptina, si të spitalit ushtarak, të cilat pret që të njëjtat t’i ekspozojë një ditë.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe sot deri në orën 16:00.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit