LAJMI I FUNDIT:

Me një portret të ëmbël familjar, Granit Xhaka i drejtohet gruas: Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë

Me një portret të ëmbël familjar, Granit Xhaka i drejtohet gruas: Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë
Foto: Granit Xhaka/Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, duket se po e shijon në maksimum ndjenjën e atësisë.

Muaj më parë kur në jetë erdhi vajza e tij e parë, Aymana, duket se jeta e futbollistit tërësisht ndryshoi.

Graniti publikoi të premten në rrjetin social Instagram një fotografi familjare, ku shfaqej pranë dy personave më të rëndësishëm të jetës së tij.


Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Teksa i jepte një përqafim të ngrohtë në ballë bashkëshortes së tij, Xhaka në duar mbante vajzën e tij.

Në mbishkrimin e këtij imazhi, ai nuk i kurseu fjalët më të ëmbla për bashkëshorten.

https://www.instagram.com/p/B6BHpgrHode/

“Familja mbi gjithçka. Faleminderit që je nëna më e mirë që Ayana mund të kërkojë ndonjëherë”, kanë qenë fjalët e Granitit dedikuar Leonitës.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan, duke i përgëzuar familjen për harmoninë mes tyre. /Telegrafi/