LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Sh.B., në Ferizaj

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Sh.B., në Ferizaj
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit T.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe të pandehurin D.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rendë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hedhin në një përroskë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën.

Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.


Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori