LAJMI I FUNDIT:

AAK ndryshon statutin, zgjedhjet e ardhshme bëhen sipas parimit një delegat-një votë

AAK ndryshon statutin, zgjedhjet e ardhshme bëhen sipas parimit një delegat-një votë

Këshilli Drejtues i AAK-së sot ka votuar draft statutin e ri të Partisë me të cilin  përcaktohet që zgjedhjet e ardhshme në AAK të bëhen sipas parimit një delegat, një votë.

Ndër ndryshimet tjera të këtij statuti është edhe krijimi i bazës statutare që AAK në Prishtinë të organizohet në 5 degë.

Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu ka vendosur që me datë 29 Dhjetor 2019 ta thërras Kuvendin e Punës, ku pritet të votohen ndryshimet e propozuara statutare.


Ndryshimet statutare në AAK dhe Kuvendi i Punës, janë pjesë reformave që ka filluar Aleanca pas zgjedhjeve të përgjithshme të 6 Tetorit.