LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Pezullimi i Ligjit për Paga, rrezikon ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova

Ismaili: Pezullimi i Ligjit për Paga, rrezikon ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Ligjit për Paga, është sa zhgënjyes aq edhe frustrues.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim”, ka shkruar Ismaili.


Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve
Lexo po ashtu Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtuese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese. Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Kalo në kategori