A ka rrezik për shëndetin nxirja e frutave; lexoni nëse duhen ngrënë apo jo
Ekziston një grup i madh frutash të cilat oksidohen shpejt në kontakt me ajrin
Ky oksidim nuk do të thotë që ushqimi nuk është më i përshtatshëm për konsum, por që i ndodhin disa ndryshime të cilat duhet të merren në konsideratë.
Le të shohim çfarë ndodh kur hamë fruta të oksiduara:
Pas oksidimit, ndodhin disa ndryshime organoleptike në përbërjen nutricionale të cilat mund të kompromentojnë cilësinë e produkti t dhe funksionin e tij. Për këtë arsye është mirë të shmanget oksidimi i frutave.
Pasoja e parë e oksidimit është shfaqja e radikaleve të lira, që lidhen me përkeqësimin e shëndetit të njerëzve, kështu që konsumi i tyre duhet limituar.
Edhe pse nuk ka prova të qarta që konsumi i frutave të oksiduara është një faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve, është më mirë të evitoni ngrënien e tyre.
Vlen të theksohet se oksidimi është një reaksion zinxhir. Pasi nis, përshpejton duke përfshirë të gjitha substancat e ndjeshme ndaj këtij reaksioni kimik. Frutat më të prirura ndaj oksidimit janë mollët dhe avokadot.
Kontakti me oksigjenin shkakton një ulje të përmbajtjes fenolike të frutave. Këto të fundit kanë veti antioksdiante dhe të reduktimit të radikaleve të lira. Pasoja e parë e konsumit të frutave të oksiduara është një raport më i ulët benefitesh.
Nga ana tjetër, radikalet e lira shkaktojnë efekte serioze në qeliza dhe kanë një rol të rëndësishëm në sëmundjet degjenerative.
Oksidimi i vitaminave
Nga ana tjetër, prodhohet gjithashtu edhe një oksidim i vitaminave. Në rastin e vitaminës C, oksidimi shkakton kalimin e molekulës në një formë joaktive. Ky proces anulon efikasitetin e saj në shëndetin e njeriut.
Si evitohet oksidimi?
Frutat që përmbajnë acid citrik nuk oksidohen. Prandaj mund të spërkasni copat e frutave të oksidueshme me lëng limoni për të zvogëluar dhe vonuar procesin e oksidimit.
Nga ana tjetër, mund të shmanget kontakti i frutave me oksigjenin. Paketimi në vakum ose qese plastike para ndalon procesin e oksidimit në mënyrë shumë efikase. Nga ana tjetër, gatimi ngadalëson procesin e oksidimit.
Konkluzion
Konsumi i frutave të oksiduara nuk paraqet rreziqe për shëndetin e njeriut në parim. Në çdo rast, përfitimet e tyre në shëndetin e njeriut kur nuk janë në gjendje optimale, reduktohen.
Ftohja, lëngu i agrumeve ose konfeksionimet me vakum janë zgjidhje korrekte për të shmangur oksidimin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë