LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja alarmante e akullit në Grenlandë, nga viti 1992 niveli i ujit në det është rritur për afro 11 milimetra

Shkrirja alarmante e akullit në Grenlandë, nga viti 1992 niveli i ujit në det është rritur për afro 11 milimetra

Shkrirja e akullit në Grenlandë nga viti 1992 ka bërë që niveli i detit të rritet për 10,6 milimetra, kanë bërë të ditur shkencëtarët në një artikull të publikuar në revistën Nature.

Afërsisht 3,800 ton akull është shkrirë nga viti 1992 e deri më 2018 duke bërë që të derdhet në det, e këtë zbulim e kanë publikuar një grup shkencëtarësh – më saktësisht 89 nga 50 organizata ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.


Është konstatuar se Grenlanda humb akull shtatë herë më shpejtë sesa gjatë viteve të 90-ta. E deri te këto konstatime kanë ardhur pas analizimit të imazheve satelitore të filmuara gjatë 26 viteve të fundit.

Këtë studim e kanë udhëhequr Andrew Shepard nga Universiteti i Leeds-it dhe Eric Ivins nga laboratori i NASA-s në Pasadena.

Ata kanë bërë të ditur se nëse akulli vazhdon të shkrihet me këtë shpejtësi në Grenlandë, niveli i detit deri në vitin 2100 do të mund të rritej për 20 centimetra.

Në rrezik nga përmbytjet janë miliona njerëz që jetojnë në zonat pranë brigjeve. Ekspertët rikujtojmë se sot miliarda njerëz jetojnë pikërisht në zona të tilla që janë vetëm 100 metra larg dallgëve të larta, përfshirë 250 milionë tjerë që janë vetëm një metër larg këtij kufiri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori