LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë e vogla shqiptare

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka folur në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Xhaferi deklaroi se ndryshimi i Ligjit për Gjuhët varet nga partitë më të vogla shqiptare.

Ai tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë mundësi procedurale të dorëzojnë propozim për ndryshimin e ligjit, por shtoi se duhet të kenë parasysh, se ai ligj është miratuar me shumicë badenteri, kështu që edhe ndryshimet e propozuara duhet të votohen me atë shumicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi përfundimtar nëse ligji do të ndryshohet ose jo, është tek deputetët joshumicë të partive shqiptare. Propozuesi i ndryshimeve duhet ta sigurojë mbështetjen e tyre, ndërsa unë nuk besoj se tek partitë më të vogla shqiptare ka disponim për ndryshim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, tha Xhaferi.


Sipas tij, rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk janë detyruese.

“Pohimet e Komisionit në pjesën e institucioneve, se ata nuk janë të gatshëm për zbatimin e ligjit, është problem i institucioneve. Çdo institucion duhet të sigurojë infrastrukturë adekuate për zbatimin e ligjeve që i sjell Kuvendi”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori