Pyper ka realizuar një sondazh lidhur me vonesat në arritjen e marrëveshjes për koalicion bashkëqeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku nga 1 mijë respodentë, 80.65% janë optimist rreth arritjes së kësaj marrëveshje.
Sipas sondazhit të Pyper përgjegjës kryesor për mosarritjen e marrëveshjes deri tani konsiderohet LDK-ja (45.38%), duke u pasuar më pas nga LVV-ja (14.97%), ndërkaq rreth 1/5 e pjesëmarrësve konsiderojnë që të dy partitë janë përgjegjëse për gjendjen e tanishme politike, pra për mosarritjen e një marrëveshje që është me rëndësi të madhe për vendin.
“Janë bërë më shumë se dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, porse dy partitë që morën më së shumti vota, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ende nuk kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë. Për të matur perceptimin e qytetarëve sa i përket zvarritjes së marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së, Pyper ka realizuar një sondazh në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 mijë persona anembanë Kosovës”, thuhet në sondazh.
Sipas njoftimit të Pyper është e rëndësishme të theksohet se, sipas të dhënave, numri më i madh i pjesëmarrësve besojnë se marrëveshja midis LDK-së dhe LVV-së, ndonëse e vonuar, do të ndodhë.
Pra, e gjithë kjo mosmarrëveshje siç shihet rezulton nga mospajtueshmëria e LVV-së dhe LDK-së për poste. Mirëpo, përkundër pavendosmërisë së këtyre partive, qytetarët janë më se të vendosur rreth ndarjes së pozitave, më saktësisht rreth postit të kryeparlamentarit dhe presidentit duke përfshirë po ashtu edhe udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Së pari, vlen të theksohet se 38.51% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se është e drejtë e LVV-së për ta kërkuar pozitën e presidentit dhe kandidati më potencial nga radhët e LVV-së për këtë pozitë është cilësuar Glauk Konjufca (34.74%). Ndërkaq, se kjo e drejtë i takon LDK-së janë pajtuar 14.97% e pjesëmarrësve ku edhe kandidatja potenciale për presidente është cilësuar Vjosa Osmani (39.06%) duke u pasuar më pas nga Isa Mustafa (12.5%)”.
Gjithashtu, përkundër faktit se 17.16% e pjesëmarrësve preferojnë mënyrën aktuale të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, vlen të theksohet se një numër i madh (81.32%) konsiderojnë se mënyra më e mirë për zgjedhjen e presidentit të vendit është përmes votës së popullit.
Së dyti, sa i përket pozitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, preferencat janë të luhatshme.
“Më shumë pjesëmarrës konsiderojnë se pozita e kryeparlamentarit duhet t’i takojë LDK-së (42.8%) sesa LVV-së (29.46%). Mirëpo, kur flitet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, shihet një preferencë më e madhe që kjo ministri t’i takojë LVV-së (53.1%) sesa LDK-së (16.4%)”.
Sidoqoftë sipas sondazhit të Pyper, Kosova aktualisht ka stagnuar duke mos pasur një qeveri funksionale dhe nëse marrëveshja LVV-LDK nuk arrihet, LVV-ja duhet ose të heq dorë nga krijimi i qeverisë, ku me këtë alternativë pajtohen 49.62% e pjesëmarrësve ose të krijoj koalicion me tjetër parti, sipas 50.38% të pjesëmarrësve.
“Në rast se ndodh kjo e fundit, qytetarët preferojnë një koalicionin midis LVV-së dhe koalicionit AAK-PSD (39.67%), LVV-së dhe PDK-së (33.95%), LVV-së dhe koalicionit NISMA-AKR-PD (33.95%), LVV-së dhe Listës Serbe (5.90%) apo edhe me ndonjë parti të pakicave”, thuhet më tej.
Ndryshe, Pyper është kompani që ofron një gamë të gjerë shërbimesh si rezultat i hulumtimeve të ndryshme që i kryen nëpërmjet aplikacionit mobil Pyper. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale pe lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj