LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë tërheq ligjin, tregtarët nuk do të kenë nevojë për licenca

Qeveria e Maqedonisë tërheq ligjin, tregtarët nuk do të kenë nevojë për licenca

Tregtarët pas vitit të ri nuk do tu duhen të kenë licenca.

Në seancën e sotme, qeveria pranoi propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për t’i dhënë fund ligjit për tregtinë në tregjet e gjelbërta, i cili përcaktonte që kushdo që shet në tregjet e gjelbërta do të duhet të marrë licencë vjetore.

Qeveria me procedurë të shkurtuar pritet të miratojë propozim për shfuqizimin e ligjit për tregjet e gjelbra në Kuvend deri në vitin e ri, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se po punon për hartimin e një ligji të ri që duhet të jetë i favorshëm për të gjithë të përfshirë në proces, veçanërisht tregtarët./Telegrafi/