LAJMI I FUNDIT:

SHBA shton në listën e zezë edhe nëntë persona nga Serbia

SHBA shton në listën e zezë edhe nëntë persona nga Serbia

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot “listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia.

Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiq, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit.

Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesiq në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andriq, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe, mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe.


Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në Qipro dhe përfaqësues i kompanisë Falcon Strategies, Esad Kapidziq, menaxheri i përgjithshëm i Partizan Tek, Nebojsha Sarenac Tehnoglobal sistem Beograd dhe drejtori i Partizan Tek, Zoran Petroviq.

Po ashtu, në listë janë edhe pronari i kompanisë “Vektura trans” Milan Subotiq, përfaqësuesi i kompanisë “Araneks” Zelimir Petroviq, pronari i 50 për qind i kompanisë “Falcon strategies” Sreten Cvjetkoviq dhe drejtori i “Tehnoglobal sistems” Lubo Mariçiq.
Lista përfshin gjithashtu ndërmarrjet Munstorm dhe Tardigrade Limited nga Qipro, si dhe Divert Limited Business të Hong Kong-ut.

Pasuritë e këtyre individëve dhe kompanive të vendosura në Shtetet e Bashkuara janë bllokuar. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori