LAJMI I FUNDIT:

Shaphanska: 27.000 familje marrin për 300 përqind ndihmë më të lartë sociale

Shaphanska: 27.000 familje marrin për 300 përqind ndihmë më të lartë sociale

Për dy vjet e gjysmë kemi zbatuar reforma që kanë transformuar sistemin e mbrojtjes sociale. Përfitimet e reformës gjithëpërfshirëse sociale sot i ndjenjë drejtpërdrejt mbi 120.000 qytetarë tanë që janë në rrezik social, tha deputetja e LSDM-së, Jagoda Shaphanska.

“Ne e rritëm mirëqenien sociale për 300 përqind. Sot, rreth 27.000 familje marrin të ardhura minimale të garantuara deri në 11.700 denarë në muaj, ndërsa më parë kanë marrë rreth 3.000 denarë ndihmë sociale.

Fëmijët, prindërit e të cilëve janë përfitues të ndihmës sociale, janë të liruar nga pjesëmarrja e pagesave në spital. Ne nuk ndalemi këtu. Zbatimi i fazës së dytë të reformës sociale, zhvillimi i shërbimeve sociale në nivelin lokal, i cili do të zbatohet përmes komunave, është duke u zhvilluar, për të cilat janë në dispozicion 10 milion euro”, tha Shaphanska.


Në të njëjtën kohë të realizimit të masave për përfshirjen e kategorive të rrezikuara sociale në tregun e punës realizohen përmes rikualifikimit dhe de-rikualifikimit të profesioneve me mangësi në treg./Telegrafi/