LAJMI I FUNDIT:

Hetimet për tërmetin, merren në pyetje 30 ndërtues, inxhinierë dhe arkitektë në Durrës

Hetimet për tërmetin, merren në pyetje 30 ndërtues, inxhinierë dhe arkitektë në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka nisur marrjen në pyetje të personave të përfshirë në hetimin për abuzimet me ndërtimet pas tërmetit të 26 nëntorit.

RTV Ora mëson se pas fazës së parë të sekuestrimit të rreth 200 dosjeve, 30 persona, mes të cilëve ndërtues, inxhinierë apo arkitektë janë thërritur dhe marrë në pyetje nga hetuesit.

Me përparësi në këtë fazë të hetimit, po shikohen dosjet e ndërtimeve që shkaktuan viktima, ndërsa paralelisht po ecet edhe me dosjet e pallateve të evidentuara me ndërhyrje në strukturë


Verifikimet mësohet se po kryhen duke nisur nga marrja e lejes dhe deri te kompanitë që kanë kryer punimet në ndërtimin e kateve shtesë, apo dhe të zbatimit të projekteve në të gjashtë godinave.

Po ashtu, mësohet se po këqyren dhe akt konstatimet për gjendjen para 26 nëntorit në to.

Shembet me shpërthim ndërtesa katër katëshe në Shkozet të Durrësit
Lexo po ashtu Shembet me shpërthim ndërtesa katër katëshe në Shkozet të Durrësit

Për këtë janë marrë në pyetje edhe zyrtare, të cilët kanë lëshuar firmë e vule për objektet nga ato që janë shembur dhe te ato që janë dëmtuar.

Një burim nga grupi hetimit i tha TV Ora se hetimet po ecin me ritme shumë të shpejta dhe është vetëm çështje ditësh rezultati.

“Hetimet po ecin mjaft mirë dhe shumë shpejt. Është çështje ditësh që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë për gabimet e tyre me apo pa dashje”

Edhe në Krujë ka nisur marrja në pyetje. dosjet janë ndarë në tre grupime.

Dy ndërtesa shemben në Durrës
Lexo po ashtu Dy ndërtesa shemben në Durrës

Për pallatet në Thumanë ku humbën jetën 24 persona, janë marrë në pyetje banorët mbi konstatimet që u kanë dhënë pas tërmetit të korrikut në vitin 2018 dhe arsyet që bënë që ata të kthehen në banesë.

Së dyti janë dosjet me pallatet e dëmtuara, ku janë marrë në pyetje projektues dhe inxhinierë, dhe po ashtu po identifikohen personat që kanë ndërhyrë në katet e para të pallateve të vjetra.

Në Tiranë ndërkohë mësohet se po këqyren dokumentacionet për 770 pallate ku rreth 400 janë objekte të ndërtuara para vitit 1990. për të gjithë rastet janë marrë dokumentet nga Bashkia Tiranë, si dhe po vijojnë verifikimet në terren. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori