LAJMI I FUNDIT:

DJ Regard takon Ritën, e cila i gëzohet suksesit të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare

DJ Regard takon Ritën, e cila i gëzohet suksesit të shqiptarëve në skenën ndërkombëtare
DJ Regard, Rita Ora, Ava Max (Foto: Isntagram/djregardofficial)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është takuar me artistin tjetër shqiptar, DJ Regard, gjatë evenimentit muzikor të Capital FM, ku ajo edhe kishte interpretuar.

“Kosovë ngritu! Faleminderit që erdhe të më vizitosh… Shumë e lumtur për ty DJ Regard për të gjitha sukseset tua! Sa më shumë nga ne të jemi, aq më mirë është! Vazhdo të fitosh dhe të shkëlqesh ashtu siç je!”, ka shkruar Rita në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.


Dardan Aliu, i njohur si DJ Regard, po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij duke i pushtuar të gjitha platformat muzikore.

Rita Ora merr gjithë vëmendjen me dukjen e saj në evenimentin e Capital FM
Lexo po ashtu Rita Ora merr gjithë vëmendjen me dukjen e saj në evenimentin e Capital FM

Ai cilësohet si një ndër emrat më të njohur muzikës ‘deep house’, ndërsa tash e disa vite është pjesë e “Leaf Managment”, kompani kjo e themeluar në Kosovë.

Gjatë pjesëmarrjes në evenimentin muzikor të Capital FM, artisti është takuar edhe me shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max.

“Një natë aq e bukur, me njerëz aq të mirë”, ka shkruar DJ Regard në përshkrimin e fotografive të publikuara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori