LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut pretendon se ka kryer një “provë të rëndësishme” bërthamore

Koreja e Veriut pretendon se ka kryer një “provë të rëndësishme” bërthamore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer “një provë shumë të rëndësishëm” në një vend të testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara më herët kanë thënë se është çmontuar pjesërisht, si pjesë e bisedimeve për denuklearizimin që Koreja e Veriut ka zhvilluar me SHBA-në.

Njoftimi i sotëm vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se tema e denuklearizimit të Gadishullit Korean është hequr nga agjenda e bisedimeve me Shtetet e Bashkaura.


Koreja e Veriut po kërkon nga Uashingtoni që të heqë sanksionet ekonomike ndaj Penianit, para se të vazhdohet tutje me denuklearizimin. Por, Shtetet e Bashkuara thonë se çmontimi i vendeve ku kryhen prova bërthamore, duhet të ndodhë së pari.

Agjencia Koreane e lajmeve tha se prova është kryer më dje në vendin për lasimin e satelitëve në Sohae, në Tongchang-ri, që gjendet në perëndim të Koresë së Veriut.

Pasi Pheniani nisi bisedimet bërthamore më 2018, Uashingtoni dhe Seuli thanë se Koreja e Veriut ka çmontuar disa pjesë të ndërtesës në Tongchang-ri, por raportet e fundit të inteligjencës sugjerojnë se Koreja e Veriut është duke rindërtuar këtë fabrikë. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori