LAJMI I FUNDIT:

Në Vetëvendosje shtohen zërat e atyre që kërkojnë 7 ministri në Qeverinë e re

Në Vetëvendosje shtohen zërat e atyre që kërkojnë 7 ministri në Qeverinë e re
Foto: Ilustrim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ish-kandidati për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit lokale, Ajet Potera, thotë se po e nervoz0jnë bashkëpartiakët, të cilët, sipas tij, “po e ledhatojnë LDK-në”, duke lëshuar pe në ndarjen e kulaçit të Qeverisë.

Potera, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “populli e ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes”.

Postimi i plotë i Poterës:


“Nuk quhet ndryshim në qeveri me të njëjtit akter, për të cilin ndryshim kanë prit dhe kanë votuar populli. Ai ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes.

Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Lëvizjes me këtë ledhatim. Ne jemi fitues dhe i marrim Kryeministrin dhe këto ministri;

1. Ministrinë e Punëve të Brendshme
2. Ministrinë e Financave
3. Ministrinë e Drejtësisë
4. Ministrinë e Arsimit
5. Ministrinë e Shëndetësisë
6. Ministrinë e Punëve të jashtme
7. Ministrinë e Mbrojtjes

( edhe ministrinë e ekonomisë dhe infrastruktës është gjynah më ja dhënë dikujt tjetër)

Ju tjerët e merrni Kryeparlamentarin dhe tri ministri! Dy ministri ju takojnë minoriteteve, ose merrni ose lerëni fare!

Populli e sheh vetëm Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim dhe ajo është fituese ju tjetër nuk jeni. Ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJ! Ju tjerëve ju kemi parë në qeverisje që 20 vite”, ka shkruar Potera.

Dikush duhet të jap llogari dhe të dënohet për këtë gjendje. Lëvizja VETËVENDOSJE! Nuk ka qenë asnjëherë në qeveri.
Ndryshe, negociatat mes liderëve të LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, aktualisht janë ndërprerë pas takimit të fundit, në të cilën palët nuk gjetën marrëveshje për ndarjen e dikastereve në qeveri, por edhe lidhur me postin e Presidentit të shtetit.

Ndërkohë, faktori ndërkombëtar në Kosovë, ka bërë kërkesë që palët sa më shpejt të arrijnë marrëveshje dhe të formohet qeveria e re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori