LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimi i të burgosurve pritet të zbutë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit

Shkëmbimi i të burgosurve pritet të zbutë tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se një student amerikan i ndaluar në Iran së shpejti do të ribashkohet me familjen e tij, ndërsa një shkencëtar iranian është liruar nga burgu në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtij veprimi.

Lirimi i iranianit të mbajtur në Shtetet e Bashkuara dhe amerikanit të arrestuar në Iran, si pjesë e një shkëmbimi të burgosurve, shihet si një përparim i mundshëm në zbutjen e tensioneve mes këtyre dy shteteve, transmeton Telegrafi.

Mohammad Javad Zarif, është Ministri i Jashtëm i Iranit, që bëri të ditur sot se studenti i kinez-amerikan Xiyue Wang dhe shkencëtari iranian Massoud Soleimani, do të ribashkohen me familjet e tyre.


“Shumë i kënaqur që profesori Massoud Soleimani dhe Xiyue Wang, do të bashkohen së shpejti me familjet e tyre. Shumë faleminderit për të gjithë të angazhuarit, veçanërisht qeverisë zvicerane”, ka shkruar Zarif në Twitter.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjithashtu e pranoi lirimin, duke thënë: “Z. Wang ishte mbajtur nën pretekstin e spiunazhit që prej gushtit 2016”.

“Ne falënderojmë partnerët zviceranë, për ndihmën e tyre në negociatat për lirimin e Z. Wang me Iranin,” shtoi ai.

Deutsche Welle raporton se Zvicra përfaqëson interesat diplomatike Shtetet e Bashkuara në Iran, pasi të dy armiqtë i ndërprenë lidhjet diplomatike, menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori