LAJMI I FUNDIT:

Dyzet ditë paraburgim shtetasit çek, i kërkuar për mashtrim

Dyzet ditë paraburgim shtetasit çek, i kërkuar për mashtrim

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit M.J për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 250b, 211 dhe 206 të Kodit Penal Çek.

Të pandehurit M.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dyzet ditëve, duke filluar prej datës 05.12.2019 gjerë me datë 14.01.2020.

“Në këtë çështje penale gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes si dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit. I pandehuri M.J është shtetas i Republikës së Çekisë, i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Çekisë, për shkak të veprës penale Mashtrimi nga neni 250b, 211 dhe 206 të Kodit Penal Çek sepse nga Interpoli është lëshuar Urdhër arresti, me datë 05.12.2019 për të kërkuarin M.J, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Republikës së Çekisë”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria.


Gjyqtari ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK, sepse po të gjendej i kërkuari M.J në liri të plotë do të arratiset dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori