LAJMI I FUNDIT:

Lotët ishin të pashmangshëm, Rita interpreton mes emocionesh në nderim të Aviciit para një audience gjigante në Stokholm

Lotët ishin të pashmangshëm, Rita interpreton mes emocionesh në nderim të Aviciit para një audience gjigante në Stokholm
Rita Ora në koncertin e mbajtur në Suedi, për nder të DJ të ndjerë Aviciit (Foto: REUTERS)

Rita Ora njihej si një prej mikeve më të mira të DJ të njohur, Aviciit.

Ky i fundit u nda nga jeta më 20 prill të vitit 2018, pasi kreu vetëvrasje si shkas i problemeve të shumta me shëndetin mental, ngarkesës dhe stresit.

Ai la prapa një karrierë të pasur muzikore, teksa pas më shumë se një viti nga vdekja e tij, familja e të ndjerit ka organizuar një koncert gjigant në vendlindjen e tij, në Stokholm të Suedisë.


https://www.instagram.com/p/B5tNtbvFrMe/

E ftuar speciale për të interpretuar në këtë natë ka qenë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e cila kishte një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Aviciin të titulluar “Lonely together”.

Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii
Lexo po ashtu Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii

Rita ka performuar në këtë koncerti gjigant të mbajtur në kryeqytetin suedez, duke mahnitur publikun me interpretimin e saj.

Shqiptarja publikoi në rrjetin social Instagram video nga performanca e saj, duke falënderuar familjen e mikut të saj të ndjerë, që e organizuan këtë spektakël me qëllim të ndërgjegjësimit të njerëzve që vuajnë nga problemet me shëndetin mental.

E dëgjuar mbi një miliard herë brenda vitit në "Spotify", Rita Ora iu drejtohet fansave: Faleminderit
Lexo po ashtu E dëgjuar mbi një miliard herë brenda vitit në "Spotify", Rita Ora iu drejtohet fansave: Faleminderit

“Unë dua të falënderoj familjen e Aviciit për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës. Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po e bën mirë edhe mendërisht, megjithatë mund të shohim këtu që ka kaq shumë punë për të bërë”, ka shkruar Rita Ora.

https://www.instagram.com/p/B5tRzX3la-D/

Tutje në paragrafin shtesë, ajo ka shkruar arsyen që babai i Aviciit ka vendosur mbi organizimin e këtij koncerti.

“Ne dëshirojmë që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në rendin e ditës dhe t’i kushtojë vëmendje stigmës që rrethon sëmundjen mendore dhe vetëvrasjet. Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve”, ka thënë Klas Bergling, babai i Aviciit. /Telegrafi/

DJ Avicii (Foto: Rich Polk/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Kalo në kategori