LAJMI I FUNDIT:

Bien Instagram dhe Facebook, ankesa të shumta në të gjithë botën

Bien Instagram dhe Facebook, ankesa të shumta në të gjithë botën

Mijëra përdorues në SHBA dhe Evropë po raportojnë për probleme lidhur me Instagramin, në atë që duket të jetë ndërprerja e dytë e madhe nga ajo e javës së kaluar.

Sipas Downdetector.com , më shumë se 6 mijë raporte nga përdoruesit, kryesisht nga perëndimi i kontinentit amerikan, brigjet lindore si dhe Evropa Lindore, transmeton Telegrafi.

Dymijë përdorues tjerë raportuan se kishin përjetuar probleme të ngjashme me Facebook, kompania mëmë e Instagramit.

Shumica e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me Feed-in e tyre të lajmeve, ndërsa disa nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në aplikacion.

Instagram ende nuk e ka pranuar publikisht ndërprerjen.

Përdoruesit e Instagramit të prekur nga ndërprerja, shënuan shkrime të tyre në Twitter për të shprehur mendimet e tyre për ndërprerjen.

Kjo shënon ndërprerjen e dytë të rëndësishme që nga Dita e Falënderimeve, kur përdoruesit në të gjithë SHBA-në dhe Evropë po raportonin çështje të ngjashme.

Në mënyrë të ngjashme, Instagram, i cili është në pronësi të Facebook, filloi të përjetojë probleme rreth orës 02:00 të kohës lokale.

Harta e ndërprerjeve të Downdetector tregoi se përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, raportuan se ishin më të prekurit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nvidia prezanton “G-Assist AI”, asistentin për lojtarët e video-lojërave në PC

Nvidia prezanton “G-Assist AI”, asistentin për lojtarët e video-lojërave në PC

Teknologji
Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Teknologji
Instagram po prezanton masa të reja, ato u drejtohen veçanërisht adoleshentëve

Instagram po prezanton masa të reja, ato u drejtohen veçanërisht adoleshentëve

Teknologji
Së shpejti mund të jeni në gjendje të karikoni plotësisht telefonin për një minutë?

Së shpejti mund të jeni në gjendje të karikoni plotësisht telefonin për një minutë?

Teknologji
Bota e AI: Ngjarje e organizuar nga komuniteti zvicerano-shqiptar swissalbs në ambientet e Google në Cyrih

Bota e AI: Ngjarje e organizuar nga komuniteti zvicerano-shqiptar swissalbs në ambientet e Google në Cyrih

Teknologji
Arrestohen pesë shtetas kinezë pasi shkëmbyen 16 mijë pajisje të rreme Apple me të vërteta

Arrestohen pesë shtetas kinezë pasi shkëmbyen 16 mijë pajisje të rreme Apple me të vërteta

Teknologji
Kalo në kategori