LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të pastrehët e rremë nga lagjet e paligjshme nuk do të marrin banesa falas

Maqedoni, të pastrehët e rremë nga lagjet e paligjshme nuk do të marrin banesa falas

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndërmori aktivitete për zhvendosjen e personave të cilët jetojnë në depot e paligjshme nën Kala, në Qeramidnicë dhe në Vardarishtë, ndërsa të cilët janë të identifikuar se o kanë shtëpitë e tyre, kumtoi sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ai sot theksoi se personat të cilët paraqiten si të pastrehë dhe qëndrojnë në lagjet e paligjshme, nuk do të marrin banesa falas nga shteti.

“Atë që unë e kam si informacion është se bëhet fjalë persona të cilëve dikush iu ka premtuar se nëse ndodhen në ato lagje atëherë do të marrin banesa falas nga shtetit, gjë që nuk është e vërtetë. Kur do t’i identifikojmë me kartat e identitetit, ata janë banorë të Shkupit, ku kanë shtëpi të tyre. Megjithatë, ka pjesë të personave të pastrehë të cilët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i akomodon në kapacitetet të cilat i ka në dispozicion territori i Bashkisë së Shkupit”, u përgjigj Shilegov.


Shilegov tha se pret me aksionin e koordinuar të qeverisë për pastrim më 14 dhjetor, të përfshihen edhe këto lagje të paligjshme.

Ai potencoi se përderisa ka kësi lloj lokacione më të lira, aq më shpesh njerëzit do të mësohen të shkojnë të jetojnë në kësi lloj lagjesh të paligjshme. Ai njoftoi se nëse pronari i tokës private nën Kala nuk ndërmerr aktivitete të duhura, atëherë autoritetet e qytetit do të detyrohen të vendosin sanksione të caktuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori