Rankimi i Kosovës në testin PISA 2018 ka shkaktuar reagime të shumta si nga ana e institucioneve ashtu edhe nga ana e analistëve e qytetarëve të shumtë.
Kjo pakënaqësi e kosovarëve me rezultatet e testit PISA është reflektuar edhe në sondazhin e mbajtur nga Pyper në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1 mijë pjesëmarrës anembanë Kosovës.
Së pari, vlen të theksohet se përderisa pjesa dërmuese e pjesëmarrësve (76.01%) kanë qenë në dijeni rreth testit PISA, më pak se ¼ e pjesëmarrësve nuk kanë qenë në dijeni rreth tij. Po ashtu, prej 76.01% të pjesëmarrësve që ishin në dijeni rreth rezultateve të PISA, në një shkallë prej 1 në 5, mesatarja e shkallës së shqetësimit të tyre me rezultatet e testit PISA është 4.15.
Rezultatet e nxënësve nga Kosova në këtë test janë cilësuar si të dobëta prej 53.73% të pjesëmarrësve dhe përgjegjës kryesor për këtë rezultat pjesëmarrësit e konsiderojnë më së shumti Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), duke u pasuar nga arsimtarët, drejtoritë e arsimit, qeveria e Kosovës, nxënësit, prindërit dhe së fundmi drejtorët e shkollave. Mirëpo, nuk mungojnë edhe persona (13.33%) që këtë rezultat të Kosovës e konsiderojnë si të mirë duke e marrë parasysh sistemin jo të mirë arsimor në Kosovë.
Sidoqoftë, kur flasim për përgjegjësit pas këtij rezultati të dobët në PISA, disa nga arsyet se pse fajësohen organet qeverisëse janë reformat jo të efektshme të MASHT-it për rritjen e cilësisë së arsimit(59.78%), monitorimi jo i mirëfilltë i procesit mësimor nga MASHT-i (56.65%), mungesa e mësimit praktik në shkolla fillore (62.6%) si dhe mungesa e investimeve teknologjike në shkolla (49.3%). Ndërkaq, sa i përket arsimtarëve, ata janë fajësuar për mos kompetencën e tyre, pra për mungesë të njohurive (56.18%) dhe metodologji jo të duhur të mësimdhënies (67.45%), si dhe për mos zbatim të mirëfillt të kurrikulës (42.25%). Po ashtu, nxënësit janë fajësuar për mos interesim për mësim (55.71%) ndërkaq prindërit për mosangazhimin e duhur me fëmijët e tyre (44.91%).
Mirëpo, përkundër këtij zhgënjimi, 32.54% janë shprehur optimist se qeveria e ardhshme e Kosovës do të ndikojnë përmirësimin e rezultateve të PISA në të ardhmen. Një përqindje prej 16.47% shprehen se qeveria e re do të ndikoj që rezultati i ardhshëm i Kosovës në PISA të jetë më i dobët se që ka qenë këtë herë.
Gjithashtu, një numër i pjesëmarrësve (30.2%) vlerësojnë se qeveria nuk do të ketë as ndikim negativ as pozitiv në sistemin arsimor me që rast rezultati i ardhshëm në PISA do të jetë njësoj sikur këtë herë.
Sidoqoftë, se sistemi arsimor publik në Kosovë nuk është i mirë pajtohen 52.97% e pjesëmarrësve dhe sipas të dhënave të Pyper, duke marrë parasysh numrin total të pjesëmarrëse, preferenca më e madhe shihet të jetë që në Kosovë të përdoret i njëjti sistem arsimor si në Gjermani. Mirëpo, nuk mungojnë edhe preferencat për sistemet tjera arsimore si ai i Finlandës, Zvicrës, Amerikës,etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025