LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i reagon Vuçiqit lidhur me masakrën e Reçakut: Paqja, pajtimi dhe drejtësia nuk ndërtohen duke mohuar krimet

Thaçi i reagon Vuçiqit lidhur me masakrën e Reçakut: Paqja, pajtimi dhe drejtësia nuk ndërtohen duke mohuar krimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se masakra në Reçak ishte një krim i fabrikuar.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se paqja, pajtimi dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen duke mohuar krimet, transmeton Telegrafi.


“Unë shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjenocide  serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”, ka shkruar ai.

Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”
Lexo po ashtu Edhe Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Ndryshe, presidenti serb Vuçiq deklaratat lidhur me masakrën e Reçakut i ka bërë pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit,  Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori