LAJMI I FUNDIT:

Duket se iPhone 11 Pro është duke mbledhur të dhëna “misterioze” lidhur me lokacionin

Duket se iPhone 11 Pro është duke mbledhur të dhëna “misterioze” lidhur me lokacionin

Smartfoni më i ri nga Apple, duket se është duke e kryer edhe një fuksion të pazakonshëm të mbledhjes së të dhënave, megjithëse nuk do duhej.

Hulumtuesi i sigurisë, Brian Krebs ka gjetur se iPhone 11 Pro, po mbledhë të dhëna “misterioze” edhe kur opsioni i lokacionit është i ndaluar dhe nuk do duhej të funksiononte, transmeton Telegrafi.

Në të gjeturat e tij, shihet se si një ikonë në formën e një shigjete të vogël, shfaqet për të treguar vendndodhjen e përdoruesit të telefonit.


Kjo nuk është parë te iPhonët e mëparshëm, apo te të rinjtë që e përdorin sistemin iOS 13.

Lidhur me këtë, Krebs ka kontaktuar me zyrtarë të Apple, të cilët kanë thënë se do të hetojnë shkaktarët, por nuk kanë kthyer përgjigje që nga shtatori.

Megjithatë, është thënë se nuk është ndonjë gabim dhe se iPhone 11 Pro nuk po mbledhë të dhëna, vetëm se po e tregon atë shenj gjatë përdorimit. /Telegrafi/